-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Athinë, reagimi i të dashurës së viktimës: Më le me një unazë dhe një të dua

Kryesoret

E dashura e Pëllumb Islamit, të riut shqiptar që u vra në Greqi ka tregur mënyrën se si e ka marrë vesh lajmin e hidhur. Mediat greke shkruajnë se ajo rrëfen se ka qenë një telefonatë që i ka bërë me dije se i kishin vrarë njeriun e zemrës, por që ajo fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një shaka.

Vajza tregon më tej se bashkë kishin folur për herë të fundit ditën e premte, pasi ishin zënë, një natë më parë, ajo thotë se Jani kishte shkuar i vetëm në një klub nate për të pirë një gotë pasi ishte mërzitur, por aty, një plumb ‘qorr’ i mori jetën.

Pjesë nga rrëfimi i saj:

Ai kishte zemër si një bebe, ishte ‘bebi im’, kështu e quaja. Reagonte si fëmijë, ishte kokëfortë, por ishte i mrekullueshëm… Folëm për herë të fundit të premten, më tha të dua dhe nuk folëm më, sepse ishte mërzitur për diçka. Natën e ngjarjes më thanë se ishte zënë me një vajzë, nuk e di pse. E njihja atë vajzën. Me autorin kanë qenë miq, e dija që njiheshin dhe nuk kishte konflikte mes tyre.  Atë natë Jani kishte shkuar vetëm në klub. Kishte shkuar për të pirë një gotë. Më thanë që ka pasur një sherr me tyre, për arsye banale. Më morën në telefon, isha duke fjetur, dhe më thanë zgjohu se kanë vrarë Janin… mendova se ishte shaka, se Jani po më bënte shaka. Të dua sot, tani dhe përgjithmonë… Më le me një unazë dhe me një të dua. Të dua grindaveci im, më prit!

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal një natë më parë, pas një përleshjeje mes dy grupeve të përbërë nga shqiptarë. Një prej plumbave ka kapur aksidentalisht Islamin, duke i marrë jetën në vend. Viktima nuk kishte asnjë lidhje me personat në fjalë, por ishte duke parë ndeshjen me shokët e tij. Ai punonte si hidraulik në shtetin helen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit