Gjykata e Durrësit la në burg 6 efektivë të policisë kufitare në portin e Durrësit, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Ish-efektivët u arrestuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohen se përkundrejt shpërblimeve nën dorë që varionin nga 5 deri në 100 euro lejonin kalimin e personave që u ishte ndaluar hyrja në vendet e BE apo të mjeteve me mangësi në dokumentacion.
Së bashku me punonjësit e policisë, hetimi ka përfshirë edhe 20 persona të tjerë që kanë ndikuar tek efektivët e policisë për dhënien e ryshfeteve.