Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj u është përgjigjur akuzave të publikuara në media nëse është i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, që janë nën hetim nga SPAK.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Ahmetaj thotë se ai nuk ka asnjë përfshirje dhe nuk ka firmosur asgjë për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Ai deklaroi se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë zyrtare.
“Është shumë e rëndësishme që ta vendosim në një kuadër. Ju shmangët nëse, pjesën e procedurës për inceneratorët. Cila është akuza ndaj meje? Ka akuzë zyrtare nga Prokuroria? Ka një dosje që quhet 277/1 që janë veprimet e Ministrive të Drejtësisë, të Ministrisë së Energjisë dhe të Zhvillimit Ekonomik ku unë isha ministër. Unë dua ta deklaroj që në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, inceneratorit të Fierit dhe inceneratorit të Tiranës unë nuk kam marrë pjesë, kam zero përfshirje. S’ka akuzë ajo, ajo ka informacion. Patjetër që po hetohet. Të inceneratori i Elbasanit kam zero përfshije në procedurë. Unë unk kam firmë te inceneatori i Elbasanit, inceneratori i Fierit dhe tek procedura e Tiranës. Po them dhe një gjë. Të dyja veprat publike, Elbasani dhe Fieri, janë të domosdoshme. Kanë pastruar qytete.”, u shpreh ndër të tjera Ahmetaj.