-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet atentatori që donte të vriste prokurorin dhe “Rrumin”

Kryesoret

Arrestohet në Dubai Amar (Dritan) Shkëmbi, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji në nëntor të vitit 2019, ku mbeti i vdekur prokurori Andi Maloku dhe u plagos zyrtari bashkë me Pëllumb Muharremin, e njohur me nofkën “Rrumi” i Shijakut.

Kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, 39-vjeçari i shumëkërkuar, Amar (Dritan) Shkëmbi pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” njofton policia.

Hetimet nxorën në dritë se në organizimin dhe sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen kanë marrë pjesë edhe 9 persona të tjerë, 6 prej të cilëve u arrestuan.

Të arrestuar:
Bashkim Haxhija
Marsel Decka
Endrit Sinani
Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku
Juljan Pjetri
Amar (Dritan) Shkëmbi

Në kërkim:
Plarent Dervishaj
Julian Meçaj
Ramazan Rraja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit