Banorët e shtëpisë së ‘Big Brother’ do të transformohen në gazetarë dhe moderatorë. Kjo është sfida më e re e cila u bë e ditur nga Keisi, e cila lexoi sot për banorët zarfin e bardhë. Ata do të ndahen në grupe për drejtimin e disa emisioneve dhe do të përcaktojnë prezantuesit. Gjatë mbrëmjes së sotme do të zhvillohet emisioni “Top Story” i Grida Dumës, ndërsa nesër do të vijojnë me programin e mëngjesit “Wake Up” e më pas “Shqipëria Live”, “Ftesë në Pesë”.
Rolet do ndahen kështu:
‘Ftesë në 5 do ta prezantoj unë, ta bëj unë se nuk kam prezantuar kurrë’- Olta
‘Përputhen e bëj unë’-Kiara
‘Lajmet i jap unë’-Beati
‘Unë dua të marr ‘Se Luan Topi’- Dea
‘Unë jam opinioniste te Përputhen’- Ermiona
‘Unë po marr Wake up’- Nita
‘Unë nuk kam parë gjysmën e emisioneve’-tha Luizi.
I vetmi që mbeti pa një program është Luizi, mirëpo ekziston mundësia që të jetë prezantues në ‘Fiks Fare’, pasi i shkon si format me batutat e tij. Maestro mund të jetë bashkë-shoqëruesi i tij në këtë emision, mirëpo gjërat mund të ndryshojnë pasi ende nuk janë vendosur rolet përfundimtare.