Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla të krijohet një korridor i lirë, i cili lejon gratë deputete të hyjnë lirisht në sallën e parlamentit. Ai tha se deputetët e PD duhet të bëhen burra dhe të pranojnë dënimet e Kuvendit dhe mos të fshihen pas kolegeve të tyre deputete.
“Kërkoj që gratë deputete të hyjnë në sallë lirisht në Kuvend. Burrat e PD, të bëhen burra dhe të pranojnë dënimet e Kuvendit dhe të mos fshihen pas grave. Ata që janë këtu paguhen jo për të bërë zhurmë, por për ata që i përfaqësojnë. Parlamenti po mbahet i bllokuar, në situatë anormaliteti të plotë”, tha ai.