-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Finalistët e BBV2, ja cilët do shkojnë në finale sipas Bledi Manes

Kryesoret

Bledi Mane la shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ para tre ditësh në një mënyrë surprizuese, duke u sakrifikuar për Kiarën. Dalja e tij la të shokuar banorët mirëpo të lumtur çiftin Luiz-Kiara, të cilët do vijojnë të jenë bashkë në këtë rrugëtim. Tashmë që ndodhet jashtë shtëpisë më të madhe në Shqipëri, Bledi është personi më i kërkuar për intervista pasi publiku është tejet kurioz për zgjedhjen që bëri dhe për eksperiencën e tij me banorët.

Duke qënë se qëndroi për gati 2 javë me banorët në shtëpi, lind pyetja: Cilët shikon finalistë? Epo Bledi e ka një përgjigje por nuk ka 1 emër por plot 3. Sipas tij, shtëpia e ‘Big Brother’ ka tre luanë, të cilët janë Maestro, Luizi dhe Olta.

Ajo lojë ka tre luanë të vërtetë, Maestro, Luizi dhe Olta. Uroj me gjithë shpirt që të tre t’i shoh në finale, ndoshta do të kemi surpriza me ndonjë lojtar të ri. Ata të tre kanë energjinë dhe janë karaktere me gjithë mëkatet dhe meritat e tyre. Ata janë tempi i asaj shtëpie, i pafsha në finale, fituesin nuk e di”.

Kujtojmë se në periudhën kur Bledi ishte pjesë e shtëpisë, marrëdhëniet nuk i kishte aspak të mira me Oltën. Debatet me të kanë qënë të shumta gjatë bashkëjetesës e të ‘zjarrta’ gjatë ‘Prime’. Mirëpo, duket se Bledi e vlerëson si lojtare ndaj e mendon si finaliste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit