Policia e Lezhës ka arrestuar një 18-vjeçar i cili u kap duke qarkulluar me armë zjarri.
Gjatë operacionit, në Lezhë, janë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll mjetin tip “Range Rover”, me drejtues personin me inicialet K. L. dhe pasagjerë ata me iniciale J. K. e L. K. Personi K. L. ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke marrë dhe një çantë dore me vete.
kShërbimet e Policisë kanë ndëryrë menjeherë, duke e kapur dhe ndaluar shtetasin K. L., bashkë me çantën e dorës. Gjatë kontrollit në çantën e dorës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me një krehër me 15 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.
Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë K. L., 18 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 pasagjerët në automjet, shtetasit J. K., 25 vjeç dhe L. K., 17 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.