Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi reagoi pasi Byroja e Kuvendit la në fuqi vendimin e përjashtimit për deputetët e PD-së.
“Me një vendim fashist shumica e Edi Ramës përjashtoi deputetët. Në seancat e fundit mbi 20 deputetë janë përjashtuar. Ne kemi kërkuar të drejtën kushtetuese, ngritjen e komisionit hetimor” tha Bylykbashi.
Për shkak të të kaosit të krijuar në seancën e kaluar u përjashtuan nga Kuvendi për 10 ditë 6 deputetë të PD-së, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli.
Ndërkohë që dënimin nuk e kanë mbaruar as Sali Berisha me Flamur Nokën që sot bashkë me Ilir Metën do të jenë bashkë parlamentit për të protestuar.