Opozita ka bllokuar foltoren sërish në seancën e sotme. Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla foli në foltore i rrethuar nga garda dhe demokratët.
Ai tha se mocioni me debat me Edi Ramën që ka kërkuar opozita do të zhvillohet javën tjetër, pasi kryeministri ndodhet në Japoni.
“Ju e dini që Edi Rama ndodhet në një vizitë të rëndësishme në Japoni, prandaj debati do të zhvillohet në datën 2 (mars) sipas të gjitha kërkesave të opozitës. Çdo deputet mund të marrë fjalën jo më shumë se 10 minuta.
Në total 23 orë debat. Komisioni hetimor parlamentar po shqyrtohet në Konferencën e Kryetarëve. Kjo shfaqje këtu ka të bëjë dhe lidhet me përpjekjet e këtyre dhe “kadiut” për të intimiduar drejtësinë.
Këtu më kanë dalë ca njerëz që edhe vetë nuk e dinë përse kanë dalë. U ka thënë “kadiu” që të dalin. Jam i sigurt që pas datës 3 nuk do të jeni më këtu, pasi në fund të fundit, gjykata do të marrë një vendim. Problemet e partisë suaj mos i sillni këtu” tha ai.