Deputeti i PD-së, Tritan Shehu kërkoi sot që të respektohet rregullorja në Kuvend dhe të ngrihet komisioni hetimor për dosjen “McGonigal”.
“Në këtë parlament nuk respektohet procedura dhe rregullorja. Kjo që po ndodh sot në kuvend, po ndodh sepse kushtetuta dhe të drejtat e deputetëve nuk respektohen.
Kemi paraqitur një kërkesë për komision hetimor dhe mocion me debat. Kërkesa është bërë mbi bazën e ligjit që është.
Kur të ndryshojë ligji është gjë tjetër. Ndryshe kemi të bëjmë me grusht shteti institucional. Socialistë, kjo “shpatë” do të bjerë edhe mbi kokat tuaja nesër” tha ai.