“Edi Rama me dy qeveri, një në burg dhe një në kryeministri”. Kjo është një nga pankartat e tubimit të sotëm të opozitës përpara parlamentit. Brenda sallës po zhvillohet seanca me debate të forta dhe jashtë protestë. Opozita kërkon komisionin hetimor për dosjen “Rama-McGonigal”.