-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrohet banda kriminale në Spanjë, mes 20 të arrestuarve edhe shqiptarë

Kryesoret

Policia spanjolle në mbështetje me Europol ka arritur të arrestojë 20 të dyshuar për pastrim parash dhe trafikant droge.

Gjatë operacionit u sekuestruan e më shumë se 5.5 milionë euro asete kriminale dhe mbi 2 ton drogë.

Banda kriminal e cila u shkatërrua përbëhej nga shtetas shqiptarë, italianë, spanjollë dhe marokenë. Grupi drejtohej nga shtetas italianë që shmangnin kapjen duke përdorur dokumente të falsifikuara identiteti.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 6 shtëpi në Sevilje të Spanjës, ndërsa janë sekuestruar 2 ora luksoze dhe 16 545 euro cash.

Po ashtu u sekuestruan 2500 kilogramë hashash dhe 45.6 kilogramë marijuanë dhe infrastruktura kriminale që përfshinin kamionë, një varkë, mjete për kultivimin e marijuanës dhe prodhimin e hashashit dhe 34 telefona celularë.

Sipas Europol, rrjeti kriminal përdori një sërë metodash të pastrimit të parave për të errësuar të ardhurat e tyre nga trafiku i drogës.

Këto përfshinin kanalizimin e parave – përmes llogarive bankare të biznesit duke përdorur fatura false, kredi ose borxhe të tjera – midis një rrjeti kompanish të përfshira në transportin e drogës.

Metoda të tjera të përdorura ishin investimet në pasuri të paluajtshme luksoze, qira, mallra dhe automjete luksoze, si dhe pagesa me para në dorë.

Hetimet për rastin nisën në tetor të vitit 2021 pasi u gjet një ngarkesë hashashi fshehur në një kamion që transportonte qepë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit