-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takim me qytetarët e Elbasanit, Meta: Shitja e zgjedhjeve pa filluar ka përfunduar

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij ai nuk do të përsëritet ajo që ka ndodhur në 25 prill me zgjedhjet, duke kujtuar incidentin e shit-blerjes së votave.

Sipas tij historia e lojërave me zgjedhjet që shiteshin pa filluar ka përfunduar, ndërsa shtoi se ajo që nuk negociohet është llogaridhënia dhe transparenca para qytetarëve.

“Ne kemi një marrëveshje publike me PD-në, do mbështesim kandidatët e Primareve në gjithë Shqipërinë. Kandidatët janë të opozitës kudo ku janë. Marrëveshja jonë është shumë e qartë, këshillat bashkiakë do i rikthehen qytetarit dhe do ketë seanca të veçanta ku do konsultohen qytetarët për problematikat e tyre.

Ajo që nuk negociojmë është llogaridhënia dhe transparenca para qytetarëve. Ky është misioni ynë. Pritshmëritë janë për një fitore bindëse në Elbasan, Tiranë dhe në Durrës. Sa i takon qarkut nuk mund të them se e njoh situatën në gjithë qarkun si ju, por pa diskutim bashkia e Elbasanit do i rikthehet qytetarëve,

Në Elbasan është niveli më i lartë i varfërisë, do ishte kampion për vrasjet. Kush ka merak se do ndodhë në 14 maj ajo që ndodhi në 25 prill le ta presë 14 majin dhe ta shohë se çfarë do ndodhi. Ne nuk cenojmë askënd. Historia e lojërave me zgjedhjet që shiteshin pa filluar ka përfunduar. Si kryetar i Partisë së Lirisë e them këtë me përgjegjësi. Le të guxojnë të prekin votën, kjo betejë nuk ka kompromis. Rilindja është fytyra që korruptoi drejtorin e FBI-së”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit