Analisti amerikan, Edward P. Joseph, ka thënë se pas takimit të së hënës në Bruksel, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti duhet të shkojnë në Kyiv për të kërkuar njohjen e Ukrainës nga presidenti Zelensky.
Ai thotë se kjo do të përbënte një goditje për presidentin e Rusisë, ndërsa njohja nga Ukraina do të shërbente si përshpejtues për të marrë pesë njohjet nga shtetet e BE-së që ende s’e kanë njohur Kosovën.
“Kurti dhe Vuçiç do të shkojnë në Bruksel më 27.02 për një takim të madh për propozimin e SHBA-BE.
Ndalesa e radhës për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin duhet të jetë në Kyiv për të diskutuar për njohjen e Kosovës nga Ukraina me Zelenskyn për t’i dhënë një goditje Putinit”, ka shkruar Joseph në Twitter.