Një 38-vjeçar nga Shqipëria, Olsi Tafani është dënuar me 11 muaj burg në Angli pasi u kap në një shtëpi bari.
Mediat britanike shkruajnë se ai mbërriti në Britani me një gomone, dhe se për të shlyer borxhin prej 10 mijë paund ndaj bandës që i mundësoi kalimin e paligjshëm, u detyrua të kujdesej për bimët e kanabisit në një shtëpi në Burslem.
Ai u arrestua kur policia bastisi pronën në orën 18:00 më 12 dhjetor. Policia gjeti 120 bimë kanabis të rritur në një dhomë gjumi; 145 bimë kanabis të korrur në një dhomë tjetër gjumi dhe 150 fidanë në papafingo.