-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova nis hetimet për trukimet në futboll

Kryesoret

Prokuroria dhe Policia e Kosovës po hetojnë rastin e skandalit të kurdisjeve në futbollin kosovar. Mbrëmë vonë mediat franceze raportuan se të paktën katër ndeshje të futbollit të Kosovës dyshohet se janë kurdisur dhe ato e përfshinë klubin e futbollit Llapi si protagonist të kësaj dukurie negative, me ç’rast janë arrestuar 9 persona në Francë, përfshirë këtu katër nga Kosova, të akuzuar për përfshirje në kurdisje përmes kompanive të basteve, ku kanë lëvizur kuotat në mënyrë të dyshimtë, në hetimet që janë bërë në 12 muajt e fundit.

Llapi përmes një komunikate për shtyp mbrëmë vonë u shpreh i pafajshëm dhe trajneri Tahir Batatina insistoi se nuk është i përfshirë në këtë skandal. Llapjanët akuzohen se përfituan financiarisht nga kurdisjet e ndeshjeve në Francë dhe në Kosovë, ndërsa në akuzë përfshihet kryesia e klubit, shtabi teknik dhe disa lojtarë. /Gazeta Express/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit