Kristi dhe Armaldo diskutuan për hatërmbetjen e Luizit me këtë të fundit. Maestro tha se nuk arrin ta kuptojë se përse Luizi u mërzit me të kur ai përqafoi Oltën.
Sipas tij, ai u distancua kot, pa dhënë asnjë argument për hatërmbetjen e tij.
Kristi i tha Armaldos se ai u tregua frikacak për shkak të zarfit që Olta kishte në dorë. Ai shtoi se Armaldo ka frikë nga loja dhe shkon mbrapa banorëve sipas interesit.
Maestro tha se ishte Luizi ai që shkëputi marrëdhënien e tyre, pasi e ofendoi atë. Kristi i tha Armaldos se ia arriti “qëllimit”, pasi në këtë mënyrë po ngatërron Luizin me Oltën.