Një shqiptar 33-vjeç ka vdekur aksidentalisht në Itali. Ngjarja ndodhi në Cosenza. I riu shqiptar ka humbur kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë.
Përplasja ka qenë fatale për të riun i cili ka ndërruar jetë pavarësisht se në ndihmë të tij shkoi dhe një helikopter me ekip mjekësor.
33-vjeçari punonte në një firmë vendase. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur në mediat italiane.