-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Përse erdhët?”/ Tre provat për atentatin që “gozhduan” kunatin e bosit të Elbasanit

Kryesoret

Arben Spahiu që kunati i Erion Alibejt dje u la nga gjykata e Elbasanit në arrest me burg pa afat dhe për Arsen Preçin u vendos masa 60 ditë në pritje të përgjigjeve të akt ekspertimeve të kërkuara për armët dhe gjurmët e gishtave të gjetura në makinën tip “BMW X6”, të vjedhur në Shkodër dy javë më parë, që kishte brenda armë dhe municione gati për atentat.

Në momentin që policia shkoi për ta arrestuar, Spahiu u është drejtuar me fjalët “Përse duhet të vini në banesën time për makina që gjeni rrugëve dhe s’kam punë unë me to”.

Por kush ishin provat në emrin e tij? Prova kundër tij ishin mjetet e identifikimit në emër të Spahiut, çelësi i makinës “BMW X6” që do përdorej për atentat, të gjetura në një çantë pak metra larg mjetit materialet që u gjetën në telefonin e Arsen Preçit, i dyshuar si bashkëpunëtor i Arben Spahiut.

“Është bërë këqyrja e aparati celular i markës Samsung Galaxy A 20 të shtetasit Arsen Preçi ka rezultuar që ai në datë 18.02.2023 i ka dërguar një mesazh shtetasit A.K. (i njohur me emrin Mondi) dhe i ka kërkuar që mos t’i japë policisë numrin e tij dhe është interesuar për prezencën e automjetit BMW.

Gjithashtu në celularin e tij janë gjetur edhe 2 fotografi të bëra në datë 17.02.2023, ku në pamje janë ambienti i hyrjes së një pallati, që të krijon dyshimin se Arseni ka qenë duke vëzhguar lëvizjet e ndonjë personi”, thuhet në dosje e prokurorisë.

Atentati dështoi në sekondën e fundit! Jeta mes luksit e “Otit të Elbasanit” që duan ta vrasin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit