Një zjarri ka shpërthyer pasditen e kësaj të hëne në një banesë në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan, duke shkaktuar panik te banorët e pallatit.
Shtëllunga të mëdha tymi kanë dalë nga apartamenti dhe janë përhapur shpejt në të gjithë ndërtesën, duke krijuar frikë për sigurinë e banorëve.
Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të zjarrit, nuk ka pasur persona brenda në apartament, duke shmangur çdo pasojë tragjike.
Forcat zjarrfikëse kanë arritur shpejt në vendngjarje dhe kanë nisur operacionin për shuarjen e flakëve dhe kontrollimin e situatës.
Në këtë moment, nuk janë sqaruar ende shkaqet që mund të kenë çuar në shpërthimin e zjarrit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti.









