Si sot një vit më parë nisi pushtimi rus në Ukrainë. Për të kuptuar më mirë shkatërrimin që i ka sjellë kjo luftë popullit ukrinas mjafton të hedhim një sy në foton e mëposhtme.
Fotografia duket shumë e ndryshme nga javët e para të luftës, kur qindra tanke ruse u mblodhën në kufi dhe forcat ajrore u përpoqën të kapnin aeroportin Hostomel, jashtë Kievit, një trampolinë për të marrë kryeqytetin, shkruan Guardian.
Ka pasur vlerësime kontradiktore për aftësinë e Rusisë për të kryer një ofensivë të re të rëndësishme.
Një mesazh e pati edhe Volodymyr Zelensky për përvjetorin e parë të luftës duke thënë me bindje se ky do të jetë viti i fitores.
“Më 24 shkurt, miliona prej nesh bëmë një zgjedhje. Jo flamuri i bardhë, por ai verdheblu. Jo duke ikur, por duke u përballur. Duke rezistuar dhe luftuar. Ka qenë një vit dhimbjeje, trishtimi, besimi dhe bashkimi.