Ditën e sotme është bërë virale një video ku duken një një burrë që tërheq zvarrë një qen me karrocën e tij.
Policia u informua në lidhje me këto pamje dhe ka nisur procedimin penal ndaj 63-vjeçarit, Enver Agalliu.
63-vjeçari tërhoqi zvarrë qenin dhe akuzohet për “Keqtrajtim i kafshëve”.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të keqtrajtimit të kafshëve, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të shpejtë dhe të paanshëm.