Policia e Tiranës kanë njoftuar se ditën e sotme rreth orës 19:30, te sheshi “Nënë Tereza”, tifozët e ekipit të Tiranës dyshohet se kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës, pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.