-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katër shqiptarë transportohen ilegalisht me avion nga Belgjika në Britani/ Si kontrabandistëve iu prish plani!

Kryesoret

Katër shqiptarë, emigrantë të paligjshëm janë transportuar me avion nga Belgjika në aeroportin e vogël pranë Corby, përpara se ata të merreshin me taks. Kjo është bërë e ditur nga një gjykatë britanike, e cila thotë se ngjarja ka ndodhur në 24 mars të vitit të kaluar.

Zyrtarët belgë dyshuan për një avion që u nis nga vendi i tyre për në Northamptonshire më 24 mars të vitit të kaluar dhe njoftuan homologët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Mediat britanike raportojnë se transponderi i avionit ishte fikur kështu që ata nuk ishin në gjendje të ndiqnin udhëtimin e tij në vazhdim, por Agjencia Kombëtare e Krimit e ndaloi aeroplanin ndërsa piloti i saj e futi atë në aeroportin Deenethorpe.

Ndërsa shqiptarët – tre burra dhe një grua – u kapën në Phoenix Parkëay disa minuta më vonë. Ndërkohë taksisti Vijayakumar Sivakumar, 43 vjeç, i cili mori shqiptarët nga aeroporti për ti cuar në Phoenix Parkëay, është duke u gjykuar.

Ndërsa piloti Richard Styles dhe një person tjetër janë shpallur fajtorë. Ndërsa një tjetër, i njohur si “Tim K” emri i vërtetë i të cilit është Kujtim Karanxha është zhdukur ditën e fluturimit dhe që prej asaj kohë nuk dihet asgjë për të.

Gjykata tha se Sivakumar kishte përdorur llogarinë e tij bankare për të transferuar disa shuma të mëdha parash te ‘të afërmit’ e Tim K sepse ai pretendonte se nuk kishte llogarinë e tij.

Pas arrestimit të tij, një sërë mesazhesh mes të dyve u gjetën në telefonin e Sivakumar, duke përfshirë foto të pronave të ndryshme në Londër. Një tekst tjetër i dërguar në nëntor 2021 nga Tim K thoshte “Më falni Siva, nuk e kuptova se policia po shikonte”.

Prokurorja  Gaunt i tha Sivakumar: “Nuk është e zakonshme që shoferët e taksive t’u dërgojnë klientëve këtë lloj mesazhesh.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit