-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata aktuale e covid-19 në vend, 17 infektime të reja dhe asnjë humbje jete

Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend.

MSH njofton se nga 352 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.

Njoftimi i MSH: 

25 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 352 testime, nga të cilët 17 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

10 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Himarë.

Janë 160 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,725 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 25 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 352

Testime totale 2,039,387
Raste pozitive 333,483
Raste të shëruara 329,725
Raste Aktive 160
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 127
Fier 8
Vlorë 7
Berat. 5
Shkodër. 5
Lezhë. 4
Korçë. 3
Durrës. 1

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit