-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Stop lindjet cezariane!’/ Gjinekologjia tregon shkaqet pse 19% e fëmijëve lindin autik

Kryesoret

Gjinekologia Mimoza Keta ka folur për shtatzënitë dhe lindjet cezariane, ku thotë se këto të fundit janë bërë modë për vajzat e reja, por kjo nuk është e rekomandueshme.

Sipas saj, lindjet cezariane rritin mundësitë që fëmijët të lindin autik dhe kjo ndodh për shkak se bebi del direkt dhe nuk arrijnë që të shtrydhen mushkëritë dhe koka.

Sakaq ka theksuar dhe disa lloje ushqimesh të cilat ndikojnë në anomalitë e një shtatzënie, ku ka përmendur ushqimet krudo dhe peshkun me lëkurë, pasi sipas saj këto janë reptësisht të ndaluara.

“Nëse përmasat e kokës së bebi përputhet me pjesën e rrugëve të lindjes, atëherë tentohet lindje natyrale. Sot është bërë trend. Vajzat edhe kur i kanë këto parametra, lindin në mënyrë cezariane që të mos u prishet bukuria. Mjekët sot rekomandojnë lindje natyrale dhe kjo është gjëja më e mirë. Lindjet cezariane nuk duhet të ndodhin më.

Një shtatzëni normale nuk ka arsye pse mos e tentosh një lindje normale.  Në krahasim me lindjet normale, lindjet cezariane 19% e fëmijëve lindin hiperaktiv, sepse gjatë lindjes nuk shtrydhet koka dhe mushkëritë. Rreziku që fëmijët që lindin me operacion të dalin autik është më e madhe. Tani ka qetësues, që mund të lindësh pa dhimbje.

Një gruaje shtatzënë i rekomandohet që peshkun ta hajë pa lëkurë, sepse sipas një studimi të bërë në SHBA, lëkura e peshkut ka sasi të lartë të mërkurit dhe aluminit. Prezenca e tyre në gjakun e një nëne shtatzënë mund të nxjerr një fëmijë autik. Nga mjekët nuk lejohen as ushqimet krudo dhe mish të pa zjerrë mirë sepse paraqesin anomali”, tha ajo

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit