-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla nga Fieri: BE është në procesin për ta shpallur ‘Non Grata’ Berishën!

Kryesoret

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sërish ka pasur në fokus të deklaratave të tij, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Nga Fieri, Balla tha se pas SHBA dhe Britanisë së Madhe, gjasat që edhe Bashkimi Europian ta shpallë ‘Non Grata’ Sali Berishën për korrupsion dhe minim të demorkacisë janë të mëdha.

“I vetmi që duhet të kërkojë vrimë kur të futet në këtë moment është Berisha, në Amerikë dhe Angli, as noti nuk e ndihmon. Siç po duhen bathët, edhe BE është në procesin për ta shpallur ‘Non Grata’ për korrupsion të lartë. Berisha ka 33 vite që saboton interesat kombëtare të shqiptarëve”, tha Balla.

Sa i përket dyshes, Berisha-Meta, Balla tha se duhet të rreshtin se akuzuarit të tjerët, në një kohë kur vetë kanë hesape të palara me drejtësisë.

Ndalur te protesta e 3 marsit, ditë kur Berisha do të protestojë dhe Apeli do marrë vendim për vulën e partisë së PD-së, socialistët duket se do jenë në Kuvend. Ai tha se me shumë gjasa do të jenë në parlament për mocionin me debat, lidhur me çështjen McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit