Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në Facebook për rritjen e çmimit të patentave duke akuzuar drejtorin e Transportit, Blendi Gonxhe që sipas tij është hajdut i papërmbajtur.
“Gonxhe, një hajdut i papërmbajtur, dyfishon çmimin e patentave! Qytetarët tani shkojnë në Kosovë për patentë, aty nuk vidhet!’, shkruan kreu i PD-së në Facebook.
Qytetarët tani do të duhet të paguajnë 850 mijë lekë për të marrë patentën, dyfishi i çmimit aktual dhe shumë herë më lart se vendet e rajonit dhe më gjerë.
Kjo ka sjellë reagime jo vetëm për faktin që shkeljet në kontratën mes shtetit dhe privatit (autoshkollave) por edhe rritjes dyfish.