-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Shoferi shqiptar që vdiq në autobus ishte ushtarak

Kryesoret

Në aksidentin e rëndë të ndodhur sot në Kroaci ka ndërruar jetë Gazmir Korbi.

Viktima ishte pjesë e komandës së Forcës Ajrore dhe lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndau ngushëllime e tij për viktimën.

“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!,” shkroi Peleshi.

Një autobus me targa shqiptare u aksidentu në autostradën A1 ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në orën 23:43, mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se një nga dy shoferët e autobusit ka humbur jetën. Por po ashtu një i moshuar ndohet në gjendje të rëndë.

Nga 9 të plagosur 5 janë jashtë rrezikut për jetën me plagë dhe fraktura dhe ndodhen të shtruar në 2 spitale në Kroaci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit