-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Open Balkan” la në sfond bashkëpunim patriotik Shqipëri-Kosovë

Kryesoret

Që nga 17 Shkurti i vitit 2008, kur Kosova shpalli Pavarësinë, dy shtetet e të njëjtit komb kanë bërë hapa të ngadaltë në drejtim të bashkëpunimit ekonomik. Në sfond të retorikës patriotike dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit kanë prevaluar shpesh pengesat, konfliktet tregtare, barriera, të cilat ende po mbajnë peng përfitimet që mund të vijnë nga krijimi i një tregu të përbashkët.

Në qershor të vitit të kaluar, kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti firmosën 19 marrëveshje dhe memorandume të reja bashkëpunimi, që nga harmonizimi i politikave në arsim, shkencë dhe ekonomi, por situata në terren vazhdon e njëjtë, kurse zbatimi i marrëveshjes “Open Balkan” me Serbinë dhe Kosovën duket se ka shtyrë përpara tregtinë. Të dhënat zyrtare nga INSTAT mbi tregtinë tregojnë se gjatë vitit të kaluar, eksportet shqiptare në Kosovë u rritën me vetëm 0.2% në vlerë, ndërsa me Serbinë pati një rritje me 35%, me Maqedoninë e Veriut, 54% dhe me Malin e Zi, 27%.

Në raporte të ngjashme ishin edhe importet nga Kosova. Më 2022, importet në vlerë nga Kosova në Shqipëri shënuan rritje me 7,3%, ndërsa nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, rritja ishte dyshifrore. Tregtia me vendet e “Open Balkan” është lehtësuar ndjeshëm, ndërsa me Kosovën ka mbetur njësoj, tha kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, e cili nëpërmjet kompanive të tij bën tregti me vendet e rajonit…lexo KETU shkrimin e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit