-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti dhe rreziku që shqiptarët e harruan shpejt

Kryesoret

Kanë kaluar vetëm tre vjet nga tërmeti i nëntorit 2019, por duket se të gjithë e kanë harruar shpejt rrezikun. Sigurimet vullnetare nga fatkeqësitë natyrore ngelen në nivele shumë të ulëta, ndërsa projekti i ngritjes së një skeme të sigurimit nga katastrofat dergjet në sirtarët e qeverisë.

Në rast të një ngjarje të ngjashme me tërmetin e vitit 2019, buxheti i shtetit dhe ekonomitë familjare do të ishin të ekspozuara ndaj rreziqeve të mëdha

Tërmetet e forta të datës 6 shkurt në Turqi sollën për shqiptarët kujtimet e hidhura të nëntorit 2019, kur një tërmet i fortë me epiqendër pranë Durrësit shkaktoi 51 viktima, shumë të plagosur dhe dëme të mëdha në ndërtesa.

Si një vend me aktivitet të lartë sizmik, Shqipëria mbetet vazhdimisht e rrezikuar nga tërmetet, përveçse nga katastrofat e tjera natyrore dhe sidomos, përmbytjet.

Sipas vlerësime të FMN, Shqipëria ka një shpeshtësi të katastrofave natyrore prej 0.8 në vit, ndërsa kostoja mesatare dhe mediane për secilën ngjarje vlerësohet përkatësisht sa 0.6% dhe 1.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Besohej se tërmeti i vitit 2019 do të sillte reflektim lidhur me mënyrën se si do të administrohej rreziku ekonomik nga katastrofat natyrore.

Fatura e dëmeve nga tërmeti i vitit 2019 u vlerësua në më shumë se 1 miliard euro dhe në pjesën dërrmuese, këto dëme u mbuluan nga programi i rindërtimit, financuar nga buxheti i shtetit dhe donatorë të ndryshëm.

Por, as shteti dhe as qytetarët duket se nuk kanë mësuar shumë nga mësimi i hidhur i tërmetit të 2019, për nevojën e minimizimit të rrezikut financiar nga fatkeqësitë natyrore…lexo KETU shkrimin e plote.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit