Një zjarr ka nisur në nënstacionin elektrik të pompave në Poçem për shkak të një defekti.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të Ballshit për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe mospërhapjen e tyre në një sipërfaqe më të gjere.
Për shkak të situatës së shkaktuar është ndërprerë edhe energjia elektrike ndërsa po punohet për normalizimin e situatës.








