Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mëngjesin e sotëm një zonë pranë lagjes ’10 korriku’ në Vlorë. Nga zjarri rrezikohen banesat të cilat ndodhen pranë. Gjithashtu një zjarr ka rënë në fushën e mbetjeve.
Tymi kancerogjen ka mbuluar gjithë zonën përreth fushës së mbetjeve. Pritet mbërritja e forcave zjarrfikëse për të punuar për shuarjen e flakëve në të dyja vatrat.