-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Edi Rama i gënjeu”, PD: 3 marsi ftesë për shqiptarët e diasporës

Kryesoret

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo në një deklaratë për mediat tha se premtimi i kryeministrit Edi Rama për votën e diasporës është një gënjeshtër e radhës dhe se kjo është një arsye për të protestuar kundër një qeverie që punon për të larguar shqiptarët.

Deklarata e plotë:

1 miliardë euro ose 6.7 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, vjen nga dërgesat e diasporës shqiptare, shkruhet në raportin e fundit të Eurostat.

Keto te dhena faktojne kontributin e jashtëzakonshëm të emigracionit shqiptar në ekonominë e familjeve shqiptare dhe për këtë, ata meritojnë mirënjohje të pakufishme.

Por nga ana tjeter ky lajm, së pari, na tregon se Shqipëria nuk e mban në atdhe popullin e vet, dhe kjo vjen prej politikave të dështuara qeveritare, dhe jo se shqiptarët nuk e duan vendin e tyre.

Shqipëria nuk ka ndërtuar dot një ekonomi funksionale, nuk e ka ulur dot papunësinë dhe, në vend që të tërheqë të ikurit në emigrim në dekadën pas rënies së komunizmit, janë me qindra mijëra ata që largohen nga vendi dhe u shtohen atyre.

Së dyti, këto dërgesa financiare janë të larta sepse, po sipas Eurostat, në dekadën e fundit e kanë lënë Shqipërinë 937 mijë vetë.

Kjo shifër është dramatike dhe asgjë nuk e shpjegon në mënyrë më cilësore qeverisjen e papërgjegjshme të Edi Ramës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit