-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Enver Robelli: Shtetet që e kanë humbur luftën, kurrë s’e kanë zgjeruar territorin

Kryesoret

Shtetet që e kanë humbur luftën, kurrë s’e kanë zgjeruar territorin. Kështu është edhe rasti me Serbinë. Kosovën e pushtuar më 1912 Serbia e humbi përgjithmonë më 1999 – pas luftës së humbur.

Pasi ishte ndër shtetet humbëse të Luftës së Parë Botërore, Hungaria më 1920 me Marrëveshjen e Trijanonit humbi dy të tretat e territorit historik hungarez. Një e treta e popullsisë hungareze mbeti jashtë Hungarisë.

Pas humbjes së Luftës së Dytë Botërore, Gjermania humbi shumë territore historike të njohura si territoret lindore të Gjermanisë.

Gjasat që Serbia të zgjerojë territorin duken joreale. Por Beogradi s’do t’i pushojë ambiciet për diçka të tillë. Që këto ambicie të Serbisë të mbesin ëndrra, duhet të ketë një konsensus ndërshqiptar për konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Parakusht për këtë është që politika e brendshme e Kosovës të mos bëhet politikë e jashtme. Dhe e kundërta. Ndërrimi i pushteteve është gjëja më normale në demokraci.

Në kalendarin elektoral lavjerrësi politik nganjëherë mund të luhatet shumë, por zgjedhësit janë të aftë të bëjnë korrigjime aty ku e shohin të nevojshme.

E mira e demokracisë është se çdo ndryshim pushteti nuk paraqet fundin e botës, por një shans të ri si për pushtetetarët ashtu dhe për opozitarët. Shpejtësia e lëvizjes së lavjerrësit varet nga besueshmëria që ofertuesit politikë gëzojnë te elektorati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit