Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në mbledhjen e kryesisë tha se me 14 maj kryeministri Edi Rama do të ndëshkohet në mënyrë shembullore për atë që i bën vendit dhe shqiptarëve.
Përpara se të vazhdojmë me rendin e ditës, e sidomos me përshkallëzimin e organizimit dhe marrjes së masave lidhur me zgjedhjet e 14 majit dhe me ngritjen dhe miratimin e komisionit të vlerësimit për kandidatët për anëtarë të Këshillave Bashkiake për këto zgjedhje.
Do të doja të theksoja dhe një herë tjetër rëndësinë e ndërgjegjësimit të të gjithë drejtuesve tanë, të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve për këtë betejë të
jashtëzakonshme që po zhvillojmë dhe ta ccojmë deri në fund. Deri në triumfin e lirisë dhe të pluralizmit politik përballë kësaj bande që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe kërkon të vrasë shpresën dhe besimin tek ardhmja duke shkretuar vendin dhe vatrat e ccdo familjeje shqiptare.
Besoj se dhe sot e patë sesi u premtua për herë të pestë apo të gjashtë ajo ura që do të bëhet mbi Bunë.