Sëmundja e Luiz Ejllit ishte çështja që përfshiu të gjithë disa javë më parë.
Luizi kishte thënë se ai ishte një gënjeshtër, sërish ka pasur nga ata që besojnë se artisti me të vërtetë vuan nga një sëmundje e rëndë.
Teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke u argëtuar në mbrëmjen e organizuar fillimisht për vajzat, Luizi u tërhoq në dhomën e gjumit.
Atje ai filloi të dridhej, ndërsa Nita Latifi e pa dhe iu afrua, duke u interesuar për gjendjen e tij. Për të mos alarmuar të tjerët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit.
Ndonëse e gjithë kjo situatë nuk u pasqyrua në kamera, sërish disa biseda midis banorëve kanë lënë të kuptohet se në shtëpinë e “BBV” mbrëmë ka shkuar edhe një mjek.
Kjo gjë është dëgjuar të thuhet nga Maestro, ndonëse Kiara i ka kërkuar të mos e diskutojë si çështje. Vetë moderatorja nga ana tjetër në një bisedë me Ermionën, ka thënë që Luizit i duhet ilaçe specifike.