-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përse ndodhi aksidenti? Policia nxjerr testin e alkoolit të shoferit, 9 të plagosur

Kryesoret

Nëntë persona janë plagosur nga aksidenti masiv ku u përfshinë 10 makina që ndodhi paradite te “Ura e Tajvanit” në Tiranë. Drejtuesi i urbanit dhe tetë personat e tjerë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve” thotë policia.

Gjithashtu, policia thekson se pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit