Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja është dënuar me 12 vite burg nga drejtësia belge.
Sipas mediave vendase, gjykata vendosi dënim me 12 vjet burg për krerët e grupit kriminal shqiptaro-letonez, tre vjet më shumë se sa kishte kërkuar Prokuroria Publike.
Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës.
Për të ilustruar këtë deklaratë, prokuroria publike iu referua kutive të mbushura me para të drogës, fotove të drogës, konfiskimit të orëve luksoze.