Ministria e Shëndetësisë: 492 testime, ka 11 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit
28 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 492 testime, nga të cilët 11 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
6 në Tiranë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Kukës, Lezhë, Durrës.
Janë 147 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,756 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 28 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 492
Testime totale 2,040,176
Raste pozitive 333,501
Raste të shëruara 329,756
Raste Aktive 147
Humbje jete 3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 120
Fier 7
Vlorë 4
Shkodër. 4
Berat. 3
Lezhë. 3
Durrës. 3
Korçë. 2
Kukës. 1