Policia e Bulqizës ka arrestuar një 62-vjeçar me inicialet H.K pasi bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e materialeve në vendin ku ai punonte.
62-vjeçari i cili punonte rojë në një subjekt minerar kishte shkuar dje dhe kishte bërë një denoncim ku sipas tij gjatë orarit të punës kishte parë 4 persona të maskuar duke vjedhur materiale pune.
Menjëherë pas kallëzimit, është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pas hetimeve ka rezultuar se ngjarja nuk ishte e vërtetë, por ishte inskenuar nga 62-vjeçari.
Policia arrestoi rojën për veprën penale “Kallëzimi i rremë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.