-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ I kërkuar për drogë, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

Kryesoret

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Zgura”, për lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. 54-vjeçari, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në Zall Bastar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zgura”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Zall Bastar dhe arrestimi i shtetasit:  Petrit Kamberi, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Zgurë, Zall Bastar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit