Mbrëmjen e sotme vendi ynë u godit nga një tërmet i magnitudës 4.3. Epiqendra e tërmetit ka qenë 25 km larg Elbasanit dhe 13 km larg Lushnjës, ndërsa ka pasur një thellësi prej 2 km. Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë në Lushnje, Peqin dhe Elbasan.
Banorët thanë për 5pyetjet.al se u trembën shumë, pasi ju erdh ndërmend tërmeti që goditi Turqinë disa javë më parë. Gjithashtu siç shihet edhe nga fotoja e mësipërme banorët kanë dalë nga shtëpiat pasi janë ndjerë të frikësuar.
“U trembëm se ça nuk po shikojmë në Turqi“, tha një banor.
Ndërkohë disa banorë të tjerë janë të frikësuar mos përsëritet edhe një herë situata si më 26 nëntor të 2019.
“I fortë ishte, kemi frikë se mos ndodh si më 2019 ”, tha banorja.