-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kërcënuan me izolim të Serbisë nga bota”, Vuçiç për Asociacionin: Thanë merre ose leje

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka folur në lidhje me takimin e djeshëm të mbajtur në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku palët janë pajtuar për pranimin e propozimit franko-gjerman.

Duke folur për median shtetërore serbe Vuçiç është shprehur edhe për fillimin e këtij plani, duke kujtuar se ishte ide e Macron dhe Scholz, të cilët i kishin shkuar në Beograd “me një copë letër” duke i thënë “merre ose leje”.

“Secili prej nesh që ka ndonjë emocion dhe krenari do të thoshte – ik nga këtu, por kur e udhëheq vendin nuk mund të udhëhiqesh vetëm nga kjo. Duhet të mendosh për pasojat,” është shprehur Vuçiç, ndërsa ka shtuar se është kërcënuar me tërheqje të investimeve.

Ai ka thënë se i janë paraqitur qartë pasojat në të cilat hynte ndërprerja e integrimit evropian, që nënkuptonte edhe ndërprerjen e investimeve të mëtejshme, e rrjedhimisht uljen e nivelit të punësimit.

“Ata thanë drejtpërdrejt për tërheqjen e investimeve dhe një sërë masash të tjera gjithëpërfshirëse, duke përfshirë se Serbia do të izolohej nga bota,” tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit