-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga 1 janari 2024 profesionet e lira do paguajnë deri 23% tatim!

Kryesoret

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka gati draftin e ri të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Projektligji i rishikuar mban të pandryshuar zbatimin e tatimit progresiv te profesionet e lira në normat 15 deri 23% që nis zbatimin nga 1 janari 2024. Kjo është hera e katërt që drafti rishikohet.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohoi për Monitor se drafti i rishikuar s’ka bërë ndryshime për profesionet e lira nga varianti që është diskutuar në dhjetor 2022.

Dhamo tha më herët se drafti prek profesionet e lira që do të paguajnë tatim nga 15 deri 23%, duke nxitur informalitetin për shkak të diferencimit të tatimit. Zbatimi i ligjit sipas tij rrezikon të kthehet në bumerang edhe për biznesin e vogël.

Projektligji i rishikuar sërish parashikon se të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen me normat progresive 15 deri 23%. Do të tatohen 15% për qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë. Ndërsa për subjektet me xhiro mbi 14 milionë lekë norma e tatimit do të jetë 23%.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit