Ish-Presidenti i vendit Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka reaguar lidhur me gjyqin që po zhvillohet ndaj tij dhe bashkëshortes Monika Kryemadhi, duke thënë thënë se do të kërkojnë rreth 100 dëshmitarë të tjerë, përfshirë diplomatë, zyrtarë amerikanë dhe të gjithë përfaqësuesit e kompanive lobuese që kanë bërë kontrata me LSI.
Postimi i Metës
, ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ ̈ !
Mirëpresim rreth 100 dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria e Posaçme dhe veçanërisht tre super-kallëzuesit.
Edhe ne do të kërkojmë rreth 100 dëshmitarë të tjerë, nga të cilët rreth 40 shtetas të huaj, kryesisht qytetarë, diplomatë dhe zyrtarë amerikanë, përfshirë të gjithë përfaqësuesit e kompanive lobuese që kanë bërë kontrata me LSI.
Ftesë të veçantë do të ketë për të gjithë aksionerët dhe drejtorët e DIA-s së Uashingtonit, si edhe për drejtuesit e McKeon Group, përfshi edhe avokatin greko-amerikan Fidetzis.
Për shkak të pamundësisë së Charles McGonigal për t’u paraqitur personalisht në gjykatë, i cili po bën burg në SHBA për Edi Ramën dhe po vuan për dëmin katastrofik që u bëri marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, do t’i drejtojmë edhe atij përmes gjykatës një sërë pyetjesh përmes letërporosive.









