-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani franko-gjerman? Rama: Albin Kurti bëri gjënë e duhur që e pranoi

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur vendimin e Albin Kurtit për të pranuar planin franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai kërkon që kryeministri i Kosovës të mos akuzohet për tradhti, por të vlerësohet për hapin që drejt daljes nga kurthi i të djeshmes.

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!

Vuçiç: Luftë e ashpër, por e suksesshme në Bruksel! Kurti: Serbia nuk ishte gati

Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria mbështet plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën.

Paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E mirëpres pëlqimin e të dy palëve për Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit