Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për 5 persona të cilët shisnin varre në varrezat e Tufinës. Për Alban Ajazin, i cili akuzohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe korrupsion pasiv”, është kërkuar 2 vite burgim.
Për Bujar Licën, i cili akuzohet për “ushtrim të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” është kërkuar dënimin me 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar 9 muaj burg.
Ndërsa për Gazmend Daja, me detyrë punonjës varrezave Tufinë pranë Agjensisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë, i cili akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe korrupsion pasiv”, është kërkuar dënimin me 2 vite burgim. përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar
Për Latif Shehun me detyrë përgjegjës Sektori I Varrezave Tufinë në Agjensisë e Shërbimeve Funerale akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, është kërkuar dënimin me 2 vite burgim. përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar
Ndërkohë për Fatjon Gjonajn, i akuzuar për ndërtim I paligjshëm (po ndërtonte varr) është kërkuar dënimin me 6 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar 4 muaj burgim.