Çifti i njohur në BBVIP Kosova, Gresi dhe Andi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin pas një pyetje nga opinionistit gjatë prim-it i cili krijoi situatë ‘paksa lëmsh’ në shtëpi.
Olti Curri pa hezituar i drejtoi një pyetje të hapur dhe të qartë Andit, nëse zgjedh çmimin e madh apo partneren e tij, Gresën.
“Andi, a zgjedh para 200 mijë euro-t apo Gresën?”, pyeti Olti.
Sakaq, Andi nuk ka nguruar të përgjigjet se do të zgjidhte 200 mijë eurot.
Kjo bëri që Gresi të mërzitej nga përgjigja ku i ka kërkuar Andit që në këto ditë që kanë mbetur ajo të përqendrohet në lojën e saj e ai në të tijën, e gjërat t’i vazhdojnë jashtë.
“Na kanë mbetur edhe pak ditë, ti përqendrohu në lojën tënde e unë në timen. Gjërat e tjera i vazhdojmë jashtë”, tha ajo.